Presidenti filipinas jep urdhër: Të vritet kushdo që del nga karantina njëmujore

02 prill 2020 | 00:17

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte paralajmëroi se do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë të vrasin këdo që “shkakton telashe” mes një karantine një-muajshe që kërkon të ndalojë epideminë e koronavirusit në vend.

“Le të jetë një paralajmërim për të gjithë – dëgjoni qeverinë në këtë kohë sepse është e rëndësishme që të ketë bindje”, i tha ai kombit mbrëmë. “Dhe mos lëndoni profesionistët e kujdesit shëndetësor, mjekët … sepse është një krim i rëndë”.

“Urdhërat im për policinë dhe ushtrinë: nëse dikush është në telashe dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni dhe vitini”, shtoi ai.

Duterte gëzon namin e të pamëshirshmit ndaj përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, duke urdhëruar ekzekutimin e tyre kudo që hasen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Jashtme të qeverisë në detyrë, Glauk…