Presidenti francez infektohet me Covid

17 dhjetor 2020 | 11:33

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka rezultuar pozitiv për Covid-19, ka njoftuar presidenca franceze.

Macron 42-vjeçar bëri një test, pasi kishte simptoma të sëmundjes dhe tani do të izolohet për shtatë ditë, është thënë në deklaratën nga Pallati Elysee.

Presidenti Macron “është ende i ngarkuar” për drejtimin e vendit dhe do të punojë në distancë, tha një zyrtar, transmeton BBC.

Franca këtë javë vendosi një orë policore gjatë natës për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ky vend ka shënuar dy milionë raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 59.400 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Arilena Ara, ka ngritur së…