Presidenti i Ballkanit gjobitet me 300 euro nga FFK-ja, kërcënoi gjyqtarët

29 shkurt 2024 | 15:29

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është gjobitur me 300 euro nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo pasi Kabashi i ka kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes në Gjilan, ku Ballkani u ballafaqua me Dritën.

“Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një akcioni të mysafirve dhe e kishte kërcënuar gjyqtarët: ‘Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni’”,

“Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro”, është thënë në vendimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të papriturat nuk kanë fund në “Big Brother VIP 3”!…