Presidenti i Barcelonës: Dua që ky vit të jetë historik për ne

16 gusht 2018 | 11:23

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është shprehur shumë ambicioz dhe ka thënë se këtë sezon, klubi i tij synon t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshëm.

“Ne po hyjmë në sezonin e ri shumë të emocionuar dhe me pritshmëri të larta. Gjëja e parë që dua të bëj është ta theksoj vlerën e asaj që bëmë në vitin e kaluar, kur fituam La Ligën për të shtatën herë në dhjetë vjet”, ka thënë Bartomeu.

“Tani duhet të fitojmë gjithçka këtë sezon, të arrijmë të gjitha finalet dhe t’i fitojmë ato. Filluam me Superkupën e Spanjës, e cila ishte një fitore e merituar kundër një skuadre të mirë. Ajo e bëri Lionel Messin lojtarin me më së shumti trofe në historinë e Barcelonës. Ne duamë të fitojmë gjithçka dhe jo vetëm në futboll, por në të gjitha sportet në të cilat garojmë. Dua që ky vit të jetë historik për ne. Kemi filluar me fitore dhe shpresoj se do ta përfundojmë mirë”, ka deklaruar Bartomeu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti Arbnor Muja ka njoftuar se karrierën e futbollit do…