Presidenti i Bayernit: Po vazhdojnë bisedimet me Lewandowskin

18 prill 2022 | 12:53

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka njoftuar se bisedimet për rinovimin me Lewandowskin po vazhdojnë.

Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit të ardhshëm, por rinovimi nuk po arrihet.

Pas shumë spekulimeve se sulmuesi i ‘Bavarezëve’, është shumë pranë kalimit në Spanjë te Barcelona ka reaguar presidenti i ekipit.

Ai ka njoftuar gazetën ‘Bild’ se bisedimet për rinovim me yllin polak janë duke vazhduar.

“Një bisedë u zhvillua me Lewandowskin – dhe një tjetër është planifikuar. Bisedimet do të vazhdojnë”, tha Hainer.

Mbetet të shihet se a do të arrihet marrëveshje në mes dy palëve, apo Lewa do të largohet përfundimisht nga ‘Allianz Arena’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, Lyudmila…