Presidenti i Brazilit: Covid 19, mashtrim mediatik

25 mars 2020 | 12:17

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shprehur se “nuk do të ndjente asgjë” nëse do të infektohej me koronavirus.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të martën në mbrëmje, Bolsonaro u shpreh se koronavirusi është mashtrim mediatik.

“Virusi ka mbërritur, ne po e luftojmë atë dhe së shpejti do të kalojë”, duke e cilësuar Covid-19 si “fantazi” dhe “mashtrim mediatik”, ka deklaruar ai.

Të martën, Bolsonaro bëri thirrje që jeta duhet të vazhdojë dhe vendet e punës të ruhen. Në një fjalim drejtuar kombit, ndër të tjera, ai u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërheqin masat e bllokimit.

Sondazhet e opinioneve kanë treguar që popullariteti i Bolsonaro po zvogëlohet.

Ai tha se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë.

Vdekjet nga coronavirusi në Brazil të martën u rritën në 46 nga 34, dhe numri i rasteve u rrit në 2.201 nga 1.891, sipas shifrave të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se me pikëllim ka marrë…