Presidenti i Brazilit heq maskën ndërsa tregon se është me Covid (Video)

08 korrik 2020 | 10:44

Një veprim të papërshtatshëm ka bërë sërish presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro kur deklaroi përpara mediave se ishte prekur nga koronavirusi.

Ndërsa qëndronte përpara gazetarëve, të cilët interesoheshin për shëndetin e kreut të shtetit, Bolsonaro pranoi se testi i fundit kishte rezultuar pozitiv dhe më pas hoqi maskën që mbante një fytyrë, diçka e ndaluar kjo për personat e infektuar.

Presidenti Bolsonaro kishte shfaqur simptoma disa ditë më parë si temperaturë dhe kollë dhe për këtë arsye iu nënshtrua një tjetër testimi që për të ishte i katërti.

Ai shumë mirë mund të konsiderohet si ndër të paktit drejtues shtetesh që e kanë nënvlerësuar pandeminë. Bolsonaro ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar atë si “një grip të lehtë”.

Gjatë javëve nën karantinë shpesh herë presidenti brazilian iu bëri thirrje guvernatorëve që të hiqnin masat shtrënguese për të rihapur ekonominë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka bërë me dije se…