Presidenti i FC Ballkanit dhuron 5000 kilogramë miell për familjet në nevojë

02 prill 2020 | 12:21

Numri një i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi, vazhdon të tregohet shumë human në këtë kohë krize, kur populli i Kosovës po përballet me pandeminë koronavirus.

Ai ka dhuruar 5 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“5000 kg miell do të dhurohen nga ‘CIMA CONSTRUCTION’, me pronar Arsim Kabashi, ku do të shpërndahet për familjet në nevojë. Vizita e sotme nga humanisti Halil Kastrati dhe nga Arsim Kabashi është domethënëse për ne, ngase kjo na motivon në rritje të humanizmit. I kam falënderuar për vizitën dhe natyrisht bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen”, njoftoi Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata gjermane “ASB” ka sjellë një donacion me mjetet mbrojtëse…