Presidenti i FFK-së takon Donald Trump: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së

18 korrik 2026 | 07:38

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke u përshëndetur me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Me këtë rast, Ademi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve.

“Kënaqësi e veçantë të përshëndetem me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona”, ka shkruar Ademi në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Polonia po përgatit një status të ri ligjor, të quajtur…