
Presidenti i FFK-së vizitoi UBT-në, vlerëson punën e këtij institucioni (foto)
Presidenti i FFK-së vizitoi UBT-në, vlerëson punën e këtij institucioni (foto
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sot Kolegjin UBT në Prishtinë, për të cilin kolegj ka theksuar se, është një qendër jo vetëm e dijes dhe inovacionit, por që lirisht mund të quhet edhe një “smart city” brenda kryeqytetit tonë.
“Ishte impresionuese të shoh nga afër një institucion që jo vetëm e ndjek hapin e zhvillimit teknologjik, por edhe kontribuon në të, me një program të sofistikuar që përfshin gjithçka, nga baza deri te formimi i shkencëtarëve në profile të ndryshme”.
“Pashë projekte dhe zgjidhje që më bënë të ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe krenar për atë që po ndërtohet në Kosovë”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite, u prit ngrohtësisht nga pronari dhe rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, me ç’rast u hapën shumë mundësi për bashkëpunim të ndërsjellë me këtë institucion të rëndësishëm arsimor të vendit tonë.
“Besoj fuqishëm se përmes këtij bashkëpunimi mund të lidhim sportin, edukimin dhe teknologjinë në projekte të përbashkëta që do t’i shërbejnë gjeneratave të reja dhe zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar Ademi.