Presidenti i Filipinës fton qytetarët të qëllojnë me armë çdo pushtetar të korruptuar

14 shtator 14:41

Presidenti i Filipinës Rodrigo Duterte ftoi qytetarët të qëllojnë me armë çdo pushtetar të korruptuar!

Presidenti gjithashtu i bëri thirrje Filipinasve të rrahin zyrtarët e korruptuar që hasin, raporton Manilla Bulletin, megjithë pasojat e mundshme shkatërruese për ligjin dhe rendin.

“Nëse paguani një taksë, një tarifë ose merrni një çertifikatë, dhe zyrtarët kërkojnë ryshfet, goditni ata. Nëse keni armë, mund t’i qëlloni, por mos i vrisni, sepse gjatë procedurave nuk mund të merrni falje, “tha presidenti. Ai shtoi se ata që e bëjnë këtë: “nuk do të dërgohen në burg, por vetëm do të ndëshkohen rëndë fizikisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PORTRETE ATDHETARËSH Nga: Ismet Rashiti (PJESA I) Një djalë i…