Presidenti i KOK-ut takohet me drejtorin e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, ja çfarë u diskutua

08 nëntor 2021 | 17:22

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim drejtorin e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Ilir Dugolli.

Tema e takimit ishte vendimi që i obligon federatat sportive për të paguar shfrytëzimin e sallës së këtij Pallati, për të zhvilluar aktivitetet, gjë që është e papranueshme dhe e papërballueshme, si për KOK-un ashtu edhe për vetë federatat sportive.

Me këtë rast, Krasniqi ka kërkuar nga drejtori Dugolli, të bëhet një zgjidhje sa më parë, në mënyrë që federatat sportive të lirohen nga pagesa dhe ato të mos hasin në probleme të tilla për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Të dyja palët janë dakorduar që në ditët në vijim, të zhvillojnë një takim të përbashkët edhe me ministrin për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, e ku të pranishme do të ishin edhe federatat sportive.

Edhe drejtori Dugolli ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të gjetur sa më parë një zgjidhje, në interes të të gjitha palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia,…