Presidenti i Lyonit propozon anulimin e Ligës së Kampionëve

22 mars 2020 | 12:06

Zhan Mishel Aulas, presidenti i Lyonit, i njohur për qëndrimet e tij të forta, ka thënë së fundi për “RTL” se kampionatet kombëtare duhet të jenë përparësi në raport me kompeticionet evropiane. Ai ka theksuar se edhe pse ka kosto të lartë, është mirë që të anulohen Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës këtë sezon, që të mbyllen kampionatet.

“Nëse duam ta shpëtojmë kampionatin francez, duhet ta përfundojmë para datës 30 gusht, madje edhe me stadiumet me dyer të mbyllura, pa tifozë. Nëse është e nevojshme, le të heqim dorë nga Liga e Kampionëve dhe kupat e tjera ndërkombëtare. Nuk mund ta zgjatim këtë sezon për gjithë verën, sepse do të kishte ndikim negativ në sezonin e ardhshëm, që është shumë i rëndësishëm për të drejtat televizive”, është shprehur presidenti i Lyonit, Aulas.

Kreu i klubi francez ka mbajtur këtë qëndrim, edhe pse skuadra e tij e ka fituar ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit dhe ka shanse për kalimin e turit. Në fakt, edhe UEFA, në mbledhjen e saj të fundit, për të shpëtuar kampionatet kombëtare, vendosi të spostonte Evropianin për vitin e ardhshëm. Megjithatë, institucioni që drejton futbollin evropian është i angazhuar maksimalisht edhe për mbylljen e Ligës se Kampionëve dhe Ligës se Evropës, që me situatën aktuale duket e vështirë të ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveritë dhe përfaqësuesit zyrtarë të autoriteteve mjekësore po përpiqen vazhdimisht…