Presidenti i Maqedonisë: Nuk do të votoj në referendum më 30 shtator

24 shtator 2018 | 11:41

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka bërë me dije se nuk do të dal të votojë në referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë që parasheh zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me emrin.

Ivanov ka thënë se marrëveshja është e dëmshme për interesat kombëtare e shtetërore, andaj edhe do t’i përmbahet siç ka thënë “premtimit për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedon”.

“Unë isha një nga ata që kanë dhënë votën time për Republikën e Maqedonisë, në vitin 1991, për konstituimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran, me emrin dhe identitetin e saj. Dy herë kam marr besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues. Kam marr besimin që të mos pranoj idetë dhe rekomandimet që rrezikojnë identitetin kombëtar, veçoritë e kombit maqedonas, gjuhën dhe modelin e bashkëjetesës. Unë nuk heq dorë nga premtimi im andaj më 30 shtator nuk do të dal të votoj”, ka deklaruar Ivanov gjatë vizitës që i ka bërë kishës ortodokse maqedonase në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lokomotivës së Zagrebit ka marrë një fitore të…