Presidenti i PSG-së: Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Zidane

30 nëntor 2021 | 13:08

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi i ka dalë në mbrojtje trajnerit aktual të skuadrës franceze, Mauricio Pochettino duke injoruar zërat për një afrim të Zinedine Zidane në stolin e klubit kryeqytetas.

Numri një i klubit parisien ka folur me tone të ashpra kur është pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e shkarkimit të Pochettinos dhe afrimin në skuadër të ish-trajnerit të Realit të Madridit.

“Pochettino është këtu dhe jemi shumë të lumtur me të, nuk më pëlqejnë aspak zërat që kanë dalë në media, pasi nuk janë të vërteta. Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Zidane”, ka deklaruar Al Khelaifi, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim…