Presidenti i ri, Balla: Deputetët e PS-së dorëzojnë nesër zarfet me emrat e tre kandidatëve

18 prill 2022 | 16:22

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka thënë se deputetët e mazhorancës do të dorëzojnë nesër zarfet me tre emra për kandidatët e tyre për president të Shqipërisë.

“Nesër në këtë sallë të grupit parlamentar ne do marrim propozimet e para me emra konkretë nga anëtarët e grupit të PS. Në një zarf çdo deputet përmes një formulari do ketë mundësi të propozojë jo me shumë se tre kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Për ne ka rëndësi të jetë proces konsultimi brenda grupit. Nesër deputetët do i depozitojnë në një sekretari të posacme më pas do kemi mundësi të vlerësojmë propozimet brenda grupit. Duam të nxisim edhe publikun të bëhet pjesë e procesit, në adresën zyrtare do të nxisim publikun të sjellin propozimet e tyre në emailin zyrtar [email protected]. Është një standard i ri për t’u ndarë nga kulisat e vjetër për zgjedhjen e Kryetarit të Shtetit, i cili përfaqëson unitetin e popullit ndaj populli s’ka pse mos jetë pjesë për zgjedhjen e presidentit të ri”, ka thënë ai.

Balla ka thënë se do të ftojnë shoqërinë civile të bëhet pjesë e konsultimeve.

“Do të ftojmë të sjellin propozimet e tyre. E katërta, konsultimet me grupet parlamentare të opozitës. Do i ftojmë grupet e opozitës, do propozojmë një takim të martën pasdite, me të tre kryetarët e grupeve, z. Alibeaj, znj. Doda e z.Mediu në një takim paraprak në zyrat e Kuvendit me qëllim që të nisim parimet kryesore të një dialogu me grupeve parlamentare. Në tri raunde kërkohet një shumicë e cilësuar, kjo parasheh të kemi një proces konsultimi me opozitën”, ka deklaruar Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka thënë se…