Presidenti i ShBA-së: Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s

22 shkurt 2023 | 16:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, i cili ndodhet në Poloni u është drejtuar sot vendeve anëtare të NATO-së lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Biden ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është vetëm për lirinë e Ukrainës pore dhe për “lirinë e demokracisë përmes Evropës dhe në gjithë botën’, shkruan “BBC”.

Më tutje, ai ka folur edhe për angazhimin e ShBA-së ndaj Aleancës Veri Atlantike duke thënë se angazhimi i ShBA ndaj NATO-s është “i shenjtë”.

“Ne do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s,” është shprehur Bideni.

Përveç kësaj, Bideni ka thënë se ShBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën ndërsa ajo mbron lirinë e saj.

“Ajo që është në rrezik nuk është vetëm Ukraina, është liria”, ka thënë Bideni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me siguri tashmë e dini se Loris Karius do të…