Presidenti i Shqipërisë uron Ditën Ndërkombëtare të Mjekut

30 mars 2023 | 10:44

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka uruar të gjithë mjekëve shqiptarë Ditën Ndërkombëtare të Mjekut.

Ai ka shkruar në “Facebook” se pandemia Covid-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut.

“Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë ‘Betimit të Hipokratit’ e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve. Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!”, ka shkruar Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të…