Presidenti i Shqipërisë uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE

15 dhjetor 2022 | 15:00

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se dorëzimi i aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një akt i rëndësishëm historik që i hap rrugë realizimit të aspiratës evropiane të saj.

“Përgëzime autoriteteve të Kosovës dhe shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit! U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. Urime Kosovë e shumë suksese!”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedë me Hysen Tërpezën Dymbëdhjetë dhjetor 1999. Ndodhemi në shtëpinë…