Presidenti i UEFA-s: Më 3 gusht duhet të mbyllen Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës

05 prill 2020 | 00:03

“Gjithçka duhet të ketë mbaruar më 3 gusht, si Liga e Kampionëve ashtu edhe në Ligën e Evropës. Situata është e jashtëzakonshme, por ne mund të luajmë në të njëjtat data si kampionatet, në të njëjtën kohë; duhet të jemi fleksibël”.

Kështu është shprehur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për kanalin televiziv gjerman ZDF. “Mund të luhet me sistemin aktual, ose me një ndeshje të vetme, për të shortuar ekipin vendas, ose të luhet në fushë neutrale. Për momentin është vetëm teorike që të luhet një ‘Final Eight’ ose një ‘Final Four’. I vetmi gabim do të ishte që të luanim në një mënyrë që të vendosnim në rrezik shëndetin e futbollistëve, të tifozëve apo arbitrave. Por jam i bindur se nuk do të ketë rrezik për shëndet, nuk do të ketë asnjë problem. Sporti është energji, kemi nevojë për të. Futbolli është një sektor serioz, është i rëndësishëm për njerëzit, edhe pse superheronjtë për momentin janë doktorët dhe infermierët”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marco Materazzi e ka përshkruar ish-trajnerin e tij te Interi,…