Presidenti i UEFA-s: Sezoni mund të anulohet

30 mars 2020 | 12:53

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin thotë se sezoni aktual i futbollit “ndoshta do të anulohet” nëse nuk mund të nis deri në qershor.

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar shumicën e ligave në të gjithë Evropën, ndërsa turneu i këtij viti në Euro 2020 është shtyrë për një vit tjetër.

Autoritetet e futbollit shpresojnë të rifillojnë deri në qershor në një përpjekje për të përfunduar sezonin 2019/20 edhe nëse kjo do të thotë të luhen ndeshje pas dyerve të mbyllura. Por Ceferin thotë se dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë në sezonin e “humbur”, por ai theksoi se kishte plane të tjera për të provuar dhe përfunduar edicionin.

Ai i tha gazetës italiane La Repubblica: “Ka një plan A, B dhe C”. “Të tre opsionet janë fillimi në mes të majit, në qershor ose në fund të qershorit. Nëse nuk ndodh, atëherë sezoni do të humbasë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori dhe producenti i seriali ‘Çka ka shpija’, Naser Rafuna…