Presidenti i Ukrainës bën shaka: Na kanë thënë se do të na sulmojnë

15 shkurt 2022 | 07:57

Deklaratat e ndryshme të dhëna këtë të hënë në Moskë, Kiev e Uashington mbi situatën në Europën Lindore nënvizojnë pasigurinë që ekziston atje pas grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy e shpalli sot të mërkurën e 16 shkurtit “ditë të unitetit kombëtar”. Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, ai tha se ‘u kanë thënë se do të sulmohen të mërkurën”. Deklarata e tij ishte e befasishme pasi nuk zbuloi burimin e informacionit. Menjëherë reagoi SHBA, duke thënë se ata nuk i kishin dhënë Kievit një informacion të tillë.

Kjo ka ngjall reagime, marrë parasysh të kaluarën e Zelenskyy si humorist.

Gjithë fushata e tij zgjedhore ishte e mbushur me shfaqje komike. Por a mund të ketë ironizuar edhe në këtë rast ukrainasi kur përmendi “ditën e sulmit”.

Për këtë foli edhe zv/zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Ajo tha se e dëgjoi deklaratën e Zelenskyy por nuk mund të thoshte nëse ajo ishte “ironi”.

“Siç thamë edhe më parë, pushtimi mund të fillojë në çdo kohë. Mbetet e paqartë se cilën rrugë do të zgjedh Rusia”, shtoi Jean Pierre.

“Na thuhet se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit”, kishte thënë sot Zelenskyy. “Do ta bëjmë ditën e bashkimit”, shtoi ai.

Në një deklaratë nga një ndihmës i Zelenskyy, u tha se deklaratat e presidentit nuk ishin sarkastike duke theksuar se situata po trajtohej “mjaft seriozisht”. Ndihmësi tha se presidenti iu referua me ironi “thashethemeve” të përhapura në media dhe rrjetet sociale për datën e mundshme të agresionit rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus Vladimir…