Presidenti i Ukrainës telefonon liderët më të rëndësishëm botërorë

24 shkurt 2022 | 07:45

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar menjëherë pas nisjes së bombardimeve ruse në territorin ukrainas, telefonata me krerët më të lartë botërorë për të kërkuar pushimin e menjëhershëm të luftës së shpallur nga Vladimir Putin, jo ndaj Ukrainës, por ndaj gjithë botës sipas numrit një të Kievit.

Në telefonata, i pari në listë ka qenë aleati më i madh strategjik, SHBA-të.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, i ka konfirmuar mbështetjen e pakushtëzuar Zelenskyt dhe i ka premtuar masa të reja kundër Kremlinit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka qenë po ashtu një prej telefonatave, së bashku me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se ka rrëzuar pesë aeroplanë…