Presidenti, Izmi Zeka: PDK-ja të propozojë kandidat mbi interesat partiake
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar në lidhje me çështjen e presidentit të vendit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se edhe pse ka ende kohë për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja duhet të propozojë një kandidat që përfaqëson frymën kushtetuese dhe qëndron mbi interesat partiake.
“PDK dhe zgjedhja e presidentit. Edhe pse ka ende kohë për zgjedhjen e presidentit, PDK duhet të propozojë një kandidat që përfaqëson frymën kushtetuese dhe qëndron mbi interesat partiake. Ky propozim do të ndihmonte në tejkalimin e ngërçit politik dhe do t’i siguronte Kosovës një president që respekton Kushtetutën dhe qëndron mbi ndarjet mes pozitës dhe opozitës”, ka shkruar Zeka.
Ai ka theksuar se presidenti duhet të jetë garantues i Kushtetutës, jo i interesave partiake. “PDK i shërben kështu Kosovës dhe stabilitetit të saj politik”, ka shkruar Zeka.



