Presidenti Krasniqi pret në takim drejtuesit e FSUNK-së

14 prill 2021 | 17:17

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).

Drejtuesit e FSUNK-së, të udhëhequr nga kryetarja, Diellza Shaqiri – Kelmendi, uruan presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, derisa bashkërisht diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FSUNK-së.

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi, dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Musa Selimi, njëherit anëtar i Bordit të FSUNK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar…