Presidenti Meta dhe Kryemadhi vizitë “sekrete” në SHBA

27 korrik 2021 | 10:30

Kreu i shtetit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi pak ditë më parë ishin në SHBA.

Takimi nuk u bë publik nga Presidenca, ndërsa ka qenë lobisti Safi Kaskas i cili e ka bërë publike duke postuar dy foto në rrjetet sociale.

“The Qur’an with References to the Bible”, (Kurani me referenca në Bibël), është libri i cili Kaskas i dhuroi Metës dhe Kryemadhit. Kaskas shkruan se zonja Kryemadhi e pëlqeu shumë librin, madje u zotua se do të bënte të mundur përkthimin e tij në shqip.

“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e pëlqeu librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish.

Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan amerikano-libanezi Kaskas, i cili është lobist i njohur me një përvojë më shumë se 40 vjeçare./ Abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) Kaosi…