Presidenti Meta: Shqiptarët në Luginën e Preshevës të marrin pjesë në zgjedhje

10 shkurt 2020 | 14:15

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Preshevës në Serbi, që të angazhohen në zhvillimet politike të Serbisë, për të mbrojtur interesat e tyre.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit ka inkurajuar “të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”.

Opozita në Serbi deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhjet, pasi kërkon plotësimin e një sërë kushtesh nga qeveria e Aleksandar Vuçiç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), do të mbajë seanca dëgjimore…