Presidenti Meta viziton kryetarin e LDK-së

20 shtator 2018 | 20:14

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur të enjten në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. 

Mustafa ka bërë me dije se presidentit Meta ia ka prezantuar pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira. 

“Po ashtu, i rikonfimova presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë takim, po ashtu, Mustafa i ka shprehur falenderim presidentin Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit të tij shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandnati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku, ka bërë…