Presidenti: Nga ky muaj vajzat dhe djemtë tanë do ta mbrojnë Republikën e Kosovës

13 dhjetor 2018 | 17:12

Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prag të transformimit në ushtri të rregullt, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka vizituar ushtarët në kazermën “Adem Jashari”.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë.

“Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë. Për qytetarët dhe institucionet, Forca e Sigurisë de fakto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës. Por, nga ky muaj, me mandatin e ri, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, duke kontribuar gjithnjë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Sot, nesër dhe përgjithmonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtarët tanë, i tërë populli ynë do t’i shikojë me respekt, me nderim dhe krenari”, ka shkruar Thaçi.

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 13. Dezember 2018

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),…