Presidenti pret në takim Menduh Thaçin, flasin për referendumin në Maqedoni

20 shtator 2018 | 12:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçin.

“Një takim pune me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçin. Shqiptarët, kudo që janë, duhet të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar për çdo zgjidhje në kuadër të vlerave perëndimore. Përkrahja për referendumin në Maqedoni dhe për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë është një përcaktim i qartë për të ardhmen evropiane të shqiptarëve dhe gjithë popujve të rajonit tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…