Presidenti sot pret në takim Kurtin

01 prill 2020 | 08:12

Pas shkarkimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Zyra e Presidentit ka konfirmuar se ftesat u janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Thaçi për hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë së re. Sipas të njëjtës zyrë, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

“Ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike parlamentare. Janë ftuar liderët e partive parlamentare për konsultime nesër dhe pasnesër”, kanë thënë në Zyrën e Presidentit.

Sipas të njëjtës zyrë, presidenti Thaçi sot në orën 10:00 ka planifikuar ta takojë për konsultime kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në orën 10:30 do ta takojë kryetarin e LDK-së, kurse në 11:00 atë të PDK-së.

Ndërsa nesër presidenti Thaçi do t’i presë në takime të ndara konsultative kryetarin e AAK-së në orën 10:00, kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, kryetarin e Nismës në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk…