Thaçi në vijë me ShBA-në, kërkon pezullimin e taksës

08 shkurt 2019 | 15:23

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga vizita zyrtare në Amerikës, ka kërkuar pezullimin e taksës ndaj Serbisë në mënyrë që t’i jepet shans dialogut me Serbinë.

Pavarësisht kësaj, Thaçi në një konferencë për medie, ka thënë se i takon Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të koalicionit qeverisës që të vendosin për këtë çështje.

Thaçi ka thënë se në Amerikë ka kërkuar që të vazhdohet dialogu pa e hequr taksën, por sipas tij ka marrë përgjigje negative.

Më tutje, ai ka thënë se askush nuk mund t’i cenojë raportet në mes të Kosovës dhe ShBA-së, raporton “Epoka e re”.

“Nuk ka çmim që mund ta paguajë ndonjë devijim apo dobësim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe ShBA-së”, ka thënë Thaçi.

Në këtë konferencë, presidenti Thaçi ka folur edhe çështjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se kufijtë në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përcaktohen.

/Epoka e re/

Konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 8. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Naser Osmani dhe të akuzuarit tjerë për…