Presidenti Thaçi thotë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit

04 prill 2018 | 10:47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit ka bërë me dije se janë bërë hapa konkretë në forcimin e sundimit të ligjit.

Ai ka thënë se është bërë progres në luftën kundër korrupsionit, por ka ende për të bërë në këtë drejtim.

“Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova ka marrë një sërë veprimesh për sundimin e ligjit. Kosova ka miratuar legjislacion për këtë fushë. Kosova ka pasur sfida në zbatimin e legjislacionit. Ky proces që ka për qëllim forcimin e mekanizmave për luftën kundër korrupsionit do të ketë mbështetjen time dhe të zyrës sime”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka plotësuar tashmë 95 kriteret e domosdoshme për liberalizmin e vizave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar vendimin…