Presidenti Trump në fillim të dhjetorit viziton Londrën

15 nëntor 2019 | 18:10

Presidenti amerikan, Donald Trump, në fillim të dhjetorit, do ta vizitojë Londrën për të marrë pjesë në një samit të NATO-s, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan pritet të diskutojë për shpenzimet e mbrojtjes nga ana e vendeve aleate, si dhe do të adresojë “rreziqet sigurisë kibernetike dhe terrorizmit”.

Samiti i 70-vjetorit të Aleancës do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në një qendër luksoze golfi afër Londrës.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se Trumpi, në samitin e NATO-s, do të vlerësojë përparimin e organizatës, duke vënë në dukje që vendet anëtare duhet të ndajnë barrën financiare më mirë.

Trumpi do të qëndrojë në Britaninë e Madhe në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 dhjetor.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme, për të adresuar çështjen e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Presidenti amerikan, nuk e ka fshehur më parë mbështetjen e tij për kryeministrin britanik, Boris Johnson. Trumpi është zotuar për një marrëveshje tregtare “madhështore” pasi Britania të tërhiqet nga anëtarësimi në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani nëpërmjet një postimi në “Facebook”,…