Rrahmani: Faleminderit për përkrahjen! Ëndrra jonë vazhdon në mars

15 nëntor 2019 | 17:56

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa ka theksuar se ëndrra për kualifikim në “Euro 2020” vazhdon në mars ndaj Maqedonisë.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ëndrra jonë vazhdon në muajin mars ku kemi gjysmëfinalen me Maqedoninë, por para saj e kemi të dielën ndeshjen e rëndësishme që t’i tregojmë të gjithëve që nuk jemi të lehtë për asnjë kundërshtar. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Rrahmani.

Fotografia e Amir Rrahmani

Fotografia e Amir Rrahmani

Fotografia e Amir Rrahmani

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për dhuratat nga Mighty Rain po zhvillohet çdo ditë…