Presidenti Trump shkel në territorin e Koresë Veriore

30 qershor 2019 | 11:57

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ëhtë bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur në tokën e Koresë Veriore.

Pas një shtrëngimi duarsh me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, në zonën e demilitarizuar, që ndanë Korenë Veriore dhe atë Jugore, presidenti Trump ka ecur për disa hapa në territorin e Koresë së Veriut.

“Është një ditë e mrekullueshme për botën dhe është nder që unë të jem këtu”, ka thënë Trumpi.

“Ka shumë gjëra të mëdha që po ndodhin”, ka thënë ai, raporton “Rel”.

Ndërsa, Kimi ka thënë se veprimi i Trumpit ishte “një akt shumë i guximshëm dhe i vendosur” që “do të thotë që ne duam t’i japim fund të kaluarës”.

Trumpi dhe Kimi janë takuar dy herë në samitet e nivelit të lartë si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të bindur Phenianin të heqë dorë nga armët bërthamore.

Të dy kanë pasur fjalë të mira për njëri-tjetrin pas samiteve, por pak përparim është bërë në denuklearizimin e Koresë Veriore.

Trumpi ka mbërritur në Seul të Koresë së Jugut më 29 qershor, pasi mori pjesë në një samit të G20-ës, në Japoni. Gjatë qëndrimit në Japoni, presidenti Trump, ka shkruar në “Twitter” se do të dëshironte ta takonte Kim, në zonën e demilitarizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej themeluesve të degës së Nismës Socialdemokrate në Kamenicë,…