
Presidenti Trump zgjat dorën për pajtim: Nuk dua t’i shkatërroj kompanitë e Elon Musk!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se nuk dëshiron të shkatërrojë bizneset e Elon Musk dhe është shprehur se shpreson se ato do të “lulëzojnë” përkrah ekonomisë amerikane.
Trump i bëri komentet në platformën e tij Truth Social të enjten në mëngjes sipas kohës lokale, më shumë se një muaj pasi dyshja pati një grindje publike që përfundimisht e çoi njeriun më të pasur në botë të themelonte një parti politike alternative.
“Të gjithë po deklarojnë se unë do t’i shkatërroj kompanitë e Elonit duke i hequr disa, nëse jo të gjitha, subvencionet në shkallë të gjerë që ai merr nga Qeveria e SHBA-së. Nuk është kështu! Unë dua që Eloni dhe të gjitha bizneset brenda vendit tonë të lulëzojnë si kurrë më parë! Sa më mirë të bëjnë ata, aq më mirë bën SHBA-ja, dhe kjo është mirë për të gjithë ne. Ne po vendosim rekorde çdo ditë, dhe dua ta mbaj kështu!”, shprehet Trump në postimin e tij.
Presidenti amerikan dhe miliarderi i teknologjisë kanë qenë aleatë të ngushtë para dhe gjatë disa muajve pas fillimit të mandatit të tij të dytë presidencial të Trump.
Por marrëdhëniet midis të dyve u përkeqësuan pasi Musk kritikoi legjislacionin e presidentit për “projektligjin e madh dhe të bukur” për shtimin e triliona dollarëve në borxhin e qeverisë amerikane dhe minimin e të ashtuquajturit Departament të Efikasitetit të Qeverisë.