Presidenti ukrainas cakton datën e zgjedhjeve presidenciale

28 nëntor 2018 | 11:22

Ukraina ka caktuar datën e zgjedhjeve presidenciale më 31 mars të vitit 2019.
Një rezolutë e caktimit të datës së zgjedhjeve u nënshkrua nga kryetari i Parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy më 28 nëntor.
Rezoluta erdhi pas zotimit të presidentit Petro Poroshenko se vendosja e Ligjit ushtarak për 30 ditë në 10 rajone, nuk nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve.
Ligji ushtarak u prezantua në rajonet që kufizohen me Rusinë ose rajonin Transdniester të Moldavisë të mbështetur nga Moska, pasi Rusia të dielën kishte rrethuar tri anije luftarake me brigadën e tyre në konfrontimin për Krimenë.
Kritikët kanë spekuluar se Poroshenko, që gjendet në para një beteje të ashpër për tu rizgjedhur president, mund të shtyjë datën e zgjedhjeve./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, nga…