Presidentja dhe Prindoni sot udhëtojnë për në Paris

10 nëntor 2022 | 08:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas liderëve të tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Nga zyra e presidentes bëjnë të ditur se përgjatë këtij forumi, ku ajo është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës për liderët botërorë, e po ashtu do t’i drejtohet panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin në kohë kritike për kontinentin tonë bashkë me presidenten e Hungarisë, Katlin Novák, si dhe Jean-Marie Guéhenno.

Krahas aktiviteteve të forumit, presidentja e Kosovës do të zhvillojë takime bilaterale me liderë tjerë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave aktuale të paqes dhe sigurisë.

Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris do të mbledhë liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puthja mes dy burrave në Rusinë e ditëve të sotme…