Presidentja e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re, seanca pritet të mbahet pas pak

11 shkurt 2026 | 20:09

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re. Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash. Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit. Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.

Raportohet se seanca do të mbahet duke filluar nga ora 20:00. Paraprakisht, u mbajtë seanca konstituive e Kuvendit.

Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare, teksa Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi nënkryetarë.

Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë në objekt për seancën e radhës./Reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Presidentit Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi në rastin ku…