Rrezarta Krasniqi: Ai që dje ishte “rrezik kombëtar”, sot u votua në pako për nënkryetar

11 shkurt 2026 | 19:49

Deputetja Rrezarta Krasniqi ka reaguar ndaj votimit të Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit.

Përmes një deklarimi publik, Krasniqi tha se një figurë që deri dje cilësohej si “rrezik kombëtar”, tashmë ka kaluar pa kundërshtime, “si pako poste, pa zhurmë e pa skrupull”.

Ajo theksoi se pas një viti me “britma e bllokada”, përfundimi ishte vota në favor të “shokut të Mimozës e mikut të Radoiçiqit”, duke aluduar për lidhje të diskutueshme politike.

Postimi i plotë:

E lëshuan bajrakun… me stil.

Ai që dje ishte “rrezik kombëtar”, sot kaloi si pako poste, pa zhurmë, pa skrupull.

Një vit britma e bllokada, e në fund votë për shokun e Mimozës e mikun e Radoiçiqit.

Politika juaj: sot armik, nesër koleg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Albulena Haxhiu për zgjedhjen e…