Presidentja e Tajvanit jep dorëheqje nga kreu i partisë pas humbjeve në zgjedhjet lokale

26 nëntor 2022 | 16:20

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, dha dorëheqje nga posti i kryetares së Partisë Progresiste në pushtet pas humbjeve të konsiderueshme në zgjedhjet lokale të shtunën.

Votuesit në Tajvan e zgjodhën Partinë Nacionaliste në opozitë në disa qytete të rëndësishme në garën ku rreziku nga Kina doli në rend të dytë për shkak të disa çështjeve lokale.

Tsai kishte folur shumë herë për “kundërshtimin e Kinës e mbrojtjen e Tajvanit” gjatë fushatës për partinë e vet, por kandidati i partisë së saj për kryetar të Taipeit, Chen Shih-chung, e kishte ngritur çështjen e rrezikut nga Partia Komuniste e Kinës pak herë para se t’u kthehej problemeve lokale, pasi votuesit kishin pak interesim për atë temë, thonë ekspertët.

Tsai e ofroi dorëheqjen e saj të shtunën në mbrëmje. Ky veprim është tradicional pas humbjes së zgjedhjeve në Tajvan. Presidentja mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin i falënderoi përkrahësit e saj.

“Unë duhet ta mbaj mbi supe tërë përgjegjësinë. Të ballafaquar me një rezultat si ky, janë shumë fusha që duhet t’i rishikojmë thellësisht”- tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje festive për nder të…