Presidentja kundërshton shtyrjen e afatit për targat

21 tetor 2022 | 21:22

Presidentja Osmani zgjodhi gjuhën angleze për ta mohuar ekzistencën e një plani gjerman.

Kësi komenti presidentja Vjosa Osmani pati kur u pyet nëse Berlini ka bërë gati një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Madje, tha se për këtë punë as nuk do të ketë projekt ndonjëherë.

“Për shkak se qëndrimi i partnerëve tanë është i qartë, pasi ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi, e përmendin që asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese”.

Kështu e rreptë Osmani u tregua edhe për propozimin e të dërguarit special amerikan, Gabriel Escobar, që kërkoi nga Qeveria që të shtyjë edhe për 10 muaj vendimin e reciprocitetit për targat.

“Ekziston një grup i vogël që akoma nuk e ka bërë këtë ndryshim për arsyen e vetme sepse kërcënohen nga bandat kriminale që paguhen nga Aleksandër Vuçiq. Shtyrja e vazhdueshme nënkupton se po tolerohen kërcënimet në raport me serbët lokalë”.

Derisa më optimiste presidentja u tregua për iniciativën franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj, qëllimi është intensifikimin i procesit të dialogut mes dy shteteve.

“Do të ketë takime në javët në vijim edhe me këshilltarët e Shcolzit dhe Macronit ku do të sqarohen në detaje për secilën çështje”.

Osmani i luti qytetarët që të rrinë të qetë sepse, siç tha, në krye të Republikës janë njerëzit që kanë parandaluar marrëveshje të dëmshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten më 21 tetor, sekretarët e mbrojtjes së SHBA-së…