Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi

13 tetor 2022 | 14:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Me ambasadorin Hovenier, presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e rajon.

Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me ShBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.

Në takim është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij.

Presidentja Osmani ka nënvizuar se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për…