Presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë Erdoganit dhe gruas së tij

05 shkurt 2022 | 22:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe gruas së tij, Emine Erdogan, pasi ata lajmëruar se janë infektuar me Covid-19.

Erdogan njoftoi të shtunën se ai kishte rezultuar pozitiv në testin për variantin Omicron të COVID-19.

Në një postim në Twitter, Erdogan tha se ai dhe gruaja e tij po përjetonin simptoma të lehta të koronavirusit, duke shtuar se ai do të vazhdojë punën e tij nga shtëpia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit, takim që u zhvillua…