Presidentja Osmani kujton dëshmorët dhe martirët e Lugishtës së Hasit

12 prill 2021 | 19:50

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e Lugishtës së Hasit në 22 vjetorin e Hasit.

Osmani tha se të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lugishtës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz.

“22-vjet më parë në Lugishtë të Hasit, Batalioni i Dytë i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave, mizorinë e vetë e tregoi duke ekzekutuar 40 burra, gra e fëmijë. Përgjatë luftimeve ranë edhe 14 dëshmorë të UÇK-së”.

“Disa nga të vrarët janë konsideruar të zhdukur e më pas janë gjetur në varre masive në Has. Pas identifikimit në shtator të vitit 1999 janë varrosur në varrezat e dëshmorëve e martirëve në këtë fshat.Përveç 300- shtëpive të dëmtuara, forcat serbe dëmtuan edhe objekte të trashëgimisë shpirtërore”.

“Të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lugishtës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz.Më shumë se dy dekada, asnjë përgjegjësi nga askush. Ndaj, banorët e këtij fshati do të gjejnë paqen kur autorët të vihen para drejtësisë. Një mision i yni që nuk do të ndalojë asnjëherë!”.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Lugishtës!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i policisë së Prilepit së bashku me shoferin e…