Presidentja Osmani ndan medalje presidenciale të meritave për personalitete nga sfera e kulturës, sportit e humanizmit

29 dhjetor 2023 | 21:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të premten ka ndarë medalje presidenciale të meritave për personalitete nga sfera e kulturës, sportit e humanizmit.

Para të pranishmëve, e para e shtetit tha se me këto medalje mirënjohjen institucionale ndaj atyre që ndër vite me profesionin e tyre u shndërruan në frymëzim për breza të rinj.

“Është vërtetë një nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe për mua të ndajë sot me ju këtë moment të veçantë ku në emër të qytetarëve të republikës së Kosovës dhe të institucioneve të saj të nderojmë personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga arbëreshët. Me angazhimin e tyre të palodhur, këto personalitete kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës sonë.

Ky është një akt i domosdoshëm për ta shprehur mirënjohjen tonë si komb ndaj atyre të cilët me veprimtarinë e tyre jetësore, dhe përkushtimin e pafund ndaj profesionit e tyre në fushat të ndryshme janë shndërruar në shembuj të shkëlqimit dhe frymëzimit të vazhdueshëm për breza të rinj. Ata janë shembuj të asaj se çfarë mund të arrihet me përkushtim dhe talent”, tha Osmani.

“I nderojmë sot rock grupet e viteve 80-ta e 90-ta të cilat kanë qenë pjesë e boom-it kulturorë të Kosovës në kohën kur Kosova po shtypej e kultura jonë po mohohej. Ato e kanë shpërfaqur energjinë dhe frymën e një periudhe të veçantë në historinë tonë kulturore. Këta pionier të muzikës nuk ishin vetëm interpretues, ata ishin katalizatorë të ndryshimeve tona shoqërore.

Këto grupe trimëruan të margjinalizuara, sfiduan autoritete dhe shkatërruan stereotipet, prandaj ky kontribut i tyre sot merr një konfirmim institucional të njohës së punës së çmuar të tyre, jemi rritur me këngët tuaja, jemi dashuruar, martuar me to e tani edhe fëmijët tanë po rriten me po të njëjtën gjersa ne i festojmë edhe përvjetorët tanë nën po ata tinguj”, u shpreh ajo.

Në mesin e personaliteteve të dekoruara janë nga skena teatrore, SOS fshati, përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, poeti Beqir Musliu, Resmije Juniku – basketboll, Mexhid Devaja – hendboll, ish-futbollistët e Prishtinës, Ajet Shosholli, Ramiz Krasniqi, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina, Bind Skeja nga “Linja e jetës”, Uranik Begu nga “Inovation center of Kosovo” dhe shumë të tjerë.

Mirënjohje morën rock-grupet e viteve 80-ta e 90-ta si Trix, Minatori, TNT, Elita 5, për të cilat presidentja Osmani tha se kanë vepruar në një kohë kur popullit shqiptar po i mohohej e drejta për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,…