Presidentja Osmani në Nju-Jork takon vajzën e ish-ushtarit të UÇK-së

27 shtator 13:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron zyrtarisht në ShBA, përpos takimeve zyrtare me kongresmenë, senatorë, politikëbërës amerikanë, ka vizituar edhe shoqata shqiptare, ndërmarrës dhe qytetarë shqiptarë si dhe universitete të ndryshme.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në ShBA ka vizituar edhe universitetin Fordham University në Nju-Jork. Ajo është pritur nga zyrtarët e lartë të këtij universiteti. Me rëndësi të veçantë ka qenë edhe takimi dhe pritja e saj nga presidentja studente e këtij universiteti, shqiptarja nga Kosova Djellza Pulatani, e cila është studente e drejtësisë dhe e dalluar për organizime të ndryshme për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut dhe është mbështetëse e madhe e çështjes shqiptare.

Presidentja Osmani gjatë vizitës në këtë universitet ka bashkëbiseduar me profesorë dhe studentë për reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Djellza është vajza e ish-ushtarit të UÇK-së nga Morina e Gjakovës, ndërmarrësit të suksesshëm Milazim Pulatani, i cili, së bashku me bashkëluftëtarë të Morinës, është ndër të parët që u është bashkangjitur radhëve të Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po zhvillohen…