Presidentja Osmani viziton Gjakovën pas vërshimeve: Do të punojmë bashkërisht që kjo të tejkalohet!

07 janar 2026 | 18:18

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në vizitë në Gjakovë, pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kapluan vendin në tërësi, e komunën në veçanti.

Presidentja është takuar me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe ekipin e tij që po monitorojnë situatën atje.

Po ashtu e para e vendit do të vizitojë familjet e prekura nga përmbytjet dhe lokacionet që janë ende në situatë të rënduar.

“Kemi shprehur solidaritetin me qytetarët e Gjakovës, komunën për dëmët e shkaktuara nga të reshurat. Fatmirësisht ato pak a shumë janë ndalur, po shpresojmë që s’do të ketë dëme të mëtejme”, tha Osmani.

Ajo falenderoi institucionet që janë angazhuar pa ndal, kryetarin e Komunës së Gjakovës dhe secilin qytetar, që ka treguar solidaritet që kjo gjendje të kalohet më me lehtësi.

“Ka familje të prekura nga kjo situatë, vendbanimet e të cilëve janë dëmtuar. Do të punojmë bashkërisht që kjo të tejkalohet. Kryetari Gjini na njoftoi për masat që janë ndërmarrë. Do të jemi aty për të bashkëpunuar sepse çdo sfidë është e tejkalueshme kur punojmë bashkë“, tha Osmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti kosovarë në Amerikë, Uk Lushi, ka hedhur kritika në…