Presidentja Osmani viziton komunën e Ulqinit dhe Tuzit (foto)

08 shkurt 2023 | 20:30

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi, ka vizituar komunën e Ulqinit dhe Tuzit.

Osmani ka takuar kryetarin e Ulqinit, Omer Bajraktari dhe atë të Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoj dy komuna kaq të afërta me qytetarët tanë dhe vendin tonë. Mbetemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët duke synuar kultivimin e vazhdueshëm të raporteve të veçanta ndërnjerëzore”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda, Miroslav Çiro Blazeviq ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në…